20 milionë fëmijë në rrezik varfërie në Evropë, UNICEF: 11 milionë vuajnë nga probleme të shëndetit mendor

Njëzet milionë fëmijë në Evropë, ose një në katër, janë në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social. Në këtë përfundim ka arritur një raporti të UNICEF-it, sipas të cilit, kjo është një rritje prej gati një milion fëmijë që nga viti 2019.

Raporti vë në dukje se më shumë se 11 milionë fëmijë dhe të rinj në BE vuajnë nga probleme të lidhura me shëndetin mendor. Për më tepër, pothuajse 1 në 20 fëmijë janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të ndotjes me pesticide, të cilat mund të shkaktojnë efekte të dëmshme shëndetësore dhe vonesa në zhvillim.

Sipas raportit “Gjendja e Fëmijëve në Bashkimin Europian 2024”, rritja e varfërisë, përkeqësimi i shëndetit mendor, abuzimi seksual në internet dhe ekspozimi ndaj ndotjes janë ndër sfidat me të cilat përballen miliona fëmijë në të gjithë BE-në. Në funksion të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, UNICEF-i i kërkon Bashkimit Evropian që të mbrojë dhe forcojë të drejtat e të miturve

Edhe pse ka një mungesë serioze të të dhënave për shëndetin mendor në nivel të Bashkimit Europian, raporti konstaton se në disa vende ka pasur një rritje të problemeve të shëndetit mendor midis të rinjve evropianë gjatë dhe pas pandemisë Covid.

Gati 1 në 20 fëmijë janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të ndotjes me pesticide, të cilat mund të jenë veçanërisht të dëmshme për të vegjlit. Raporti thekson gjithashtu se në vitin 2019, viti më i fundit për të cilin ka të dhëna, janë regjistruar 472 vdekje të fëmijëve dhe të rinjve në BE për shkak të ndotjes së ajrit, shumica e të cilëve ishin nën një vjeç.

Ndërkohë që ka shumë mundësi për fëmijët dhe të rinjtë, zhvillimet e shpejta në teknologjinë digjitale i ekspozojnë fëmijët ndaj abuzimit, duke përfshirë gjuhën e urrejtjes, bullizmin kibernetik dhe shfrytëzimin seksual. Raporti thekson se 1 në 8 fëmijë të moshës 12 vjeç e lart marrin rregullisht kërkesa seksuale të padëshiruara në internet.

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *