150 mijë individë me sëmundje të rralla në Shqipëri, 80% e diagnozave shfaqen në fëmijëri

Ata mund t’i ndeshim kudo, në familje, rrugë apo punë dhe janë persona që shfaqin probleme në mushkri, që nuk lëvizin dot përveçse me karrocë apo duke pasur herë pas here hemoragji. Këta individë vuajnë nga sëmundje të rralla gjenetike dhe në vendin tonë janë rreth 150 mijë, ku pjesa më e madhe nuk e dinë. Ata e mësojnë këtë gjë vetëm kur problemet shëndetësore fillojnë t’ju shfaqen.

Ky është rasti i një të sapolinduri, i cili u diagnostikua në QSUT me sëmundje të rrallë dhe falë terapisë që ju vendos në kohë ja doli të jetojë. Por përhapja e sëmundjeve të rralla në Shqipëri nuk është e vogël.

“Një fëmijë i vogël vjen nga materniteti me konvulsione nuk ushqehej dhe pas bërjes së ekzaminimeve doli deficit me një vitaminë, që ishte bartës gjenetik. Mjafton marrja e kësaj vitamine, që do e marrë të gjithë jetën, e bën që të zhvillojë një jetë normale”, tha neuropediatrja Aida Bushati.

Zbulimi i tyre bëhet falë ekzaminimeve gjenetike por mjekët thonë se ato janë të rekomandueshme vetëm për ato që kanë shenja klinike për të cilat prindërit vihen në alarm.

“Kuptohen hershëm që nga mjekët pediatër dhe prindërit dhe thonë që nuk qesh, nuk ecën, nuk lëviz lirshëm. Është prindi ia që ngre shqetësimin i pari dhe më pas i nënshtrohet ekzaminimeve. Ne nuk i rekomandojmë ekzaminime të tilla që të bëhen masive”, tha neuropediatrja.

Sëmundjet e rralla më të shpeshta në vendin tonë janë fibroza cistike, hemofolia, distrofia muskulare, atrofia spinale që kap 3-4 lindje në vit për të cilat në takimin e organizuar me laboratorin e gjenetikës dhe QSUT, shoqata e pacientëve me këto sëmundje kërkon strategji kombëtare të veçantë.

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *