5 shenjat që tregojnë se jeni lidhur me një njeri abuzues

Abuzimi nuk manifestohet vetëm me dhunë zike apo sjellje agresive. Një pjesë e njerëzve nuk arrijnë ta dallojnë që ato ndodhen në një marrëdhënie me një abuzues. Psikologët janë duke studiuar raste të ndryshme për të nxjerrë në pah të gjitha shenjat e abuzimit dhe gjithashtu janë duke u përpjekur të rrëzojnë mitet se abuzimi ndodh nga personat që përdorin alkool dhe drogë. Sipas tyre largimi nga një abuzues nuk është i thjeshtë pasi viktimat kontrollohen emocionalisht nga dhunuesi. Shenjat abuzive fillojnë që në llim të një marrëdhënie. Ja kush janë disa prej tyre.

1-Janë tepër romantikë, por vetëm në fillimet e lidhjes: Romantizmi mund të shprehet në formën e dhuratave, gjesteve të dashurisë, përkushtimit që ka vetëm për ju etj. Por, ky nuk është romanticitet. Për dhunuesit kjo shënon një fitore që ju kanë pas vetes dhe nxitje të egos së tyre, se sa kërkojnë të kenë një marrëdhënie të vërtetë. Zakonisht këta persona kërkojnë të angazhohen shumë shpejt për të jetuar së bashku apo për të pasur fëmijë. Kur romanticiteti mbaron atëherë emocionet e tyre do të luhaten. Në një moment do të jenë posesive dhe në një tjetër të largët. Këto emocione shpesh shkaktojnë depresion.

2-Kërkojnë kontroll të plotë të personave që takoni: Kjo shpesh shpjegohet si xhelozi, por në fakt është posesive dhe poshtëruese. Kjo sjellje do t’u çojë shumë shpejt në izolim të plotë. Dhunuesi kërkon që ta telefononi dhe dërgoni mesazhe shpesh për ta njoftuar se ku ndodheni dhe me kë. Ai do të justikohet me sjelljen duke thënë se “është i shqetësuar për sigurinë tuaj”.

3-Nuk pëlqen familjen dhe miqtë tuaj: Një tjetër aspekt i kontrollit abuziv është edhe kur fillojnë të kritikojnë rrethin tuaj shoqëror. Diskutimi “o me mua ose me ata” pak nga pak fillon t’ju largojë nga të gjithë, derisa ai bëhet personi i vetëm me të cilin mund të dilni dhe të bisedoni.

4-Nuk ju lejon të keni privatësinë tuaj: Kontrolli i jetës sociale në internet është një tjetër shenjë. Ai do ti dijë të gjitha fjalëkalimet tuaja dhe sipas tyre kjo është një provë “besimi”.

5-Hiqen gjithmonë viktima: Abuzuesit do të hiqen se nuk e kanë kurrë gabim dhe nuk janë përgjegjës për gjërat e këqija që ju ndodhin. Ai do të fajësojë sjelljen e tij posesive me justikimin se ” e bëra ngaqë të dua shumë”.

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *