Shqiptari plagos me armë partneren dhe më pas vetëvritet. Si nisi sherri mes 52-vjeçarit dhe nënës së dy fëmijëve në Luginën e Preshevës

Një 52-vjeçar shqiptar, banues në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ka qëlluar dhe plagosur me armë zjarri partneren e tij, më pas është vetëvrarë.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në Preshevë, mbrëmjen e djeshme raportojnë mediat maqedonase.

30-vjeçarja e plagosur, nënë e dy fëmijëve, ishte divorcuar dhe së fundmi ishte njohur me 52-vjeçarin shqiptar, të cilin për herë të parë e kishte takuar në Zvicër.

Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, ata janë grindur brenda në makinë dhe në një moment, e reja ka zbritur për t’u larguar, por ai e qëlluar me dy plumba dhe më pas është vetëvrarë.

“Ajo ka jetuar në Zvicër para tre vitesh, aty janë njohur. Kur u kthyen në Serbi, u transferuan në Banjën e Vranjës. Ajo kishte shpesh probleme me të, sepse ai e detyronte të jetonte me të në Maqedoni. Për shkak të këtij presioni, ajo vendosi të transferohej tek e ëma në një qytet tjetër dhe të largohej prej tij. Ai nuk u ndal me kaq, ndaj erdhi në shtëpinë e saj të enjten dhe praktikisht e detyroi të shkonte në Maqedoni”, shpjegon një burim i afërt me hetimin për mediat serbe.

30-vjeçarja e plagosur është transportuar në QSUT në Vranjë, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Nishit.

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *