Letra e një burri mirënjohës ndaj gruas së “papunë”

Ai nuk e kuptonte se përse gruaja e tij ishte gjithmonë e lodhur dhe ndërsa e shikon që fle vendos të shkruajë diçka ne rrjetin social facebook. Tony Emms është një i ri britanik, i cili jeton me gruan e tij Charlotte dhe vajzën e tyre të vogël, e cila ka vetëm pak muaj që ka ardhur në jetë. Fotoja dhe shkrimi që ai ka bërë për gruan e tij ka bërë xhiron e botës në pak ditë.

“Shpesh nuk bëj përpjekjen e duhur për t’i njohur kësaj gruaje meritat që i takojnë. Kur unë kthehem nga puna ajo është gjithmonë e lodhur ndoshta sepse me siguri ajo nuk e kalon ditën e saj ulur duke parë televizor bashkë me vajzën në krahë. Jo! Ajo kërcen nga krevati para se unë të çohem për të ikur në punë dhe fillon “aksionin” e saj, përgatitet të përballojë ditën duke kapërcyer të gjitha vështirësitë që i dalin përpara. Më pas zgjohet vajza e cila fillon të qajë se ka uri, njësoj si gruaja ime, e cila ka gjithashtu uri por nuk ha, këtë e bën vetëm fëmija jonë. Pas kësaj ajo fillon të luajë me të, i ndërron bebelinat, luan sërish dhe më pas duhet të bëjë një dremitje.

Por jo! Asaj i duhet të lajë rrobat, të pastrojë lodrat e fëmijës, të lajë enët, dhe ndërkaq fëmija zgjohet sërish dhe ka nevojë për ushqim, ndërkohë që nëna nuk ka ngrënë ende mëngjesin. Më pas përgatit drekën, dhe pastaj fëmija ka sërish nevojë për përkujdesje, dhe ju kujtoj se ajo ende nuk ka ngrënë. Të mos flasim për pastrimin që i ka bërë shtëpisë e cili në këtë moment rezulton të ketë qënë “i kotë”sepse lodrat janë të gjitha në tokë. Dhe pastaj kthehem unë nga puna! Në këtë moment irritohem për shkak të rrëmujës, dhe mendoj “çfarë bën gjithë ditën moj grua”? Ndoshta edhe shumë prej jush e kanë menduar, dhe jua them që përveç atyre që kam shkruar më sipër ajo është kujdesur që fëmija juaj të ketë gëzuar shëndet të plotë! Respektoje nënën e fëmijës tënd! Ajo është një qënie speciale, e cila ka hequr dorë nga gjithcka për t’u kujdesur për fëmijën tënd”!
Ky është një mesazh i mrekullueshëm i një burri drejtuar burrave të tjerë! Lexoheni dhe bëheni edhe burrin, vëllain, mikun tuaj ta lexojë! Gruaja juaj, çdo nënë duhet të vlerësohet për punën e saj! Burimi: Per nenat.al

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *