Llojet e prindërve që mund të shkaktojnë depresion tek fëmijët e tyre

Prindërimi mbetet një ndër sfidat e hapura të njeriut. Një art i vështirë që zgjat gjatë gjithë jetës, madje dhe kur fëmijët tuaj do të bëhen vetë prindër. Nuk ekzistojnë rregulla për të qenë prind i mirë apo më pak i mirë. Por sigurisht që çdo prind zgjedh të ndjekë një rrugë të tijën në rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Një rrugë që me kalimin e viteve bëhet më e vështirë seç mund ta kishin imagjinuar.
Dëshira për të patur një performancë sa më të mirë në shkollë, për të fituar çmime dhe për të qenë në qendër të vëmendjes bën që disa prindër të krijojnë një tutelë thuajse mbytëse me fëmijët e tyre.

Prindërit kërkues shihen si një rrezik potencial për shëndetin mendor të fëmijëve të tyre. Ky është përfundimi më i fundit i arritur nga psikologët e Universitetit të Singaporit. Ata ekzaminuan të dhënat imazherike të 263 fëmijë të moshës 7 vjeç . Ky studim gjithëpërfshirës zgjati plot 5 vjet. Në fund të tij u vu re që 61% e fëmijëve të cilët ishin gjithmonë të shënjestruar nga prindërit e tyre për të patur një performancë sa më të mirë në shkollë ishin të prekur nga stresi fëmijëror.

Ata shfaqnin shenja të stresit fëmijëror që mund të përshkallëzohet deri në nivelin e depresionit. Prindërit kërkues kërkojnë që fëmijët e tyre të arrijnë rezultate sa më të larta, të mësojnë sa më shumë gjuhë të huaja, të angazhohen sa më shumë në sport ose kurse arti. Por harrojnë që i gjithë ky ‘’presion’’ i bërë nga ata bie në kurrizin e të vegjëlve.

Fëmija privohet nga e drejta e përzgjedhjes dhe vihet në një sfidë të vazhdueshme me aftësitë e tij, por edhe me shokët që e rrethojnë. Ai ka frikë nga gabimet dhe për këtë arsye bëhet më introvert, më pak bashkëpunues dhe vetmitar. Në këtë mënyrë lindin edhe simptomat e para të stresit fëmijëror që përshkallëzohen deri në depresion.

Fëmija ka nevojë jo vetëm për strehim, ushqim dhe dashuri, por edhe për një nxitës që të formojë vetëvlerësimin që në moshë të herët. Jepuni atyre mbështetjen tuaj të plotë, gëzoni për arritjet e tyre dhe mësoni s’i të përballen me gabimet, por pa i fajësuar dhe dënuar.

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *