“60 persona vdiqën gjatë udhëtimit”/ Të mbijetuarit në Detin Mesdhe tregojnë tmerrin

Personat që u shpëtuan nga një gomone që po fundosej në Detin Mesdhe kanë njoftuar se rreth 60 vetë që ishin nisur nga Libia, së bashku me ta një javë më parë, vdiqën gjatë udhëtimit, njoftoi të enjten grupi humanitar i shpëtimit SOS Mediterranee.

Anija Ocean Viking e organizatës bamirëse europiane pikasi gomonen me 25 persona në bord të mërkurën.
Dy prej tyre ishin në gjendje të pavetëdijshme dhe u evakuuan me helikopterë nga Roja Bregdetare Italiane për kujdes mjekësor. 23 personat e tjerë ishin në gjendje të rëndë, të lodhur dhe të dehidratuar.

Zëdhënësi i organizatës SOS Mediterranee Francesco Creazzo tha se të mbijetuarit janë të gjithë meshkuj, 12 prej tyre minorenë. Ata janë nga Senegali, Mali dhe Gambia.
Creazzo tha se të mbijetuarit ishin të traumatizuar dhe nuk ishin në gjendje të kujtonin qartësisht se çfarë kishte ndodhur gjatë udhëtimit.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin thotë se 227 persona kanë vdekur në rrugën e rrezikshme në Mesdheun Qendror nga fillimi i vitit deri në 11 mars, pa përfshirë në këtë bilanc, njoftimet e fundit për personat që rezultojnë të humbur apo mendohet të jenë të vdekur.

Në total 279 persona kanë humbur jetën në Mesdhe që prej 1 janarit. 19.562 persona kanë shkuar në Itali duke përdorur këtë rrugë përgjatë së njëjtës periudhe. Të mërkurën gjatë natës, anija Ocean Viking shpëtoi 113 persona të bllokuar në ujrat ndërkombëtare.

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *