U zu nga orteku i dëborës teksa skijonte, gjendet trupi i pajetë i amerikanes në Brezovicë! Ekipet e shpëtimit paralajmërojnë turistët

Një shtetase amerikane, e moshës 54-vjeçare ka humbur jetën të martën pas një orteku të papritur të borës në zonën e njohur si “Foleja e Shqiponjës”.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 15:35 në qendrën e skijimit në Brezovicë. Bashkëshorti i 54-vjeçares, një shtetas britanik i cili po skijonte së bashku me viktimën, njoftoi autoritetet se trupi i saj mund të ishte zënë nga orteku i borës.
“Qendra e Skijimit, Brezovicë 13.02.2024 – 15:35.

Një femër shtetase amerikane është gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit pa shenja jete në vendin e quajtur ‘Foleja e Shqiponjës’. Viktima sipas bashkëshortit të saj (shtetas britanik), me të cilin ishin duke skijuar bashkë, dyshohet se është zënë nga orteku i borës”, thuhet në raport.

Pas kërkimeve, Policia ka mundur të gjejë trupin e pajetë të viktimës, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Vlen të theksohet se, për shpëtimin e turistes amerikane ishin mobilizuar ekipe të shumta të specializuara, por që për fat të keq shtetasja amerikane nuk iu mbijetoi plagëve të marra.
Deni Hameli nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës në një adresim për mediat theksoi se rreth orës 15:20 kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Patrulla e skijimit në Brezovicë, për një aksident orteku.

“Koha ka qenë me mjegull dhe dukshmëria ka qenë shumë e ulët. Ka qenë shumë e vështirë të lokalizohet vendi i aksidentit. Pas disa përpjekjeve kemi konstatuar se aksidenti ka ndodhur të vendi i quajtur ‘Vendi i Shqiponjave’. Pas një kërkimi të shkurtër është lokalizuar trupi, por për fat të keq për shkak të traumave nga orteku, një shtetase e huaj ka ndërruar jetë”- ka deklaruar Hameli, raporton Telegrafi.

“Keni kujdes nga lëvizni pasi një lëvizje juaj shumë e vogël jashtë shtegut të skijimit mund të jetë e rrezikshme për jetën tuaj. Andaj lëvizni vetëm nëpër shtigje të skijimit. Shtigjet janë të sigurta dhe Brezoviza poashtu është e sigurt”, shtoi tutje pjesëtari nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *