Për të gjithë ata prindër që i ndjekin fëmijët me ushqim ose banane në rrugë

Nga Lira Gjika/Ecën në rrugë dhe sheh prindër apo gjyshër që ndjekin fëmijën me ushqim apo bananane në dorë. Mjafton që fëmija të hajë, po se ku e ha dhe se si e ha, pak rëndësi ka. Shumë prindër as që u shkon në mend se çfarë roli luan ushqyerja në psihën e fëmijës. Nuk u intereson asgjë tjetër, mjafton që fëmija të hajë atë gjë, të cilën ata, të rriturit e kanë në mendje. As që përpiqen të mësojnë se si zhvillohet psiha e fëmijës, mëndja e tij, si fillon ti mësojë fëmija gjërat? Mëndja e njeriut i ka fillesat tek ushqyerja, prandaj prindër e të rritur të tjerë, mos e shikoni fëmijën 0-5 vjeç si një shishe për tu mbushur me ushqim.

Mendimi e fillon rrugën pikërisht me ushqyerjen, me gjetjen dhe shijimin e tij. Duke filluar nga thithja e gjirit më pas, perdorimi i mjeteve per tu ushqyer. Fillimi i ushqimeve të forta si buka, copzat e mishit dhe perimeve dhe frutave, të gjitha së bashku ngacmojnë psihën e fëmijës, memorjen dhe fantazinë e tij për ti njour, shijuar dhe pranuar të gjitha këto gjëra të reja. Ky proces kaq i thjeshtë është i lidhur direct me fjalën. Nëna i emërton emrat e ushqimeve, që po konsumon dhe fëmija mëson duke shijuar. Fëmija gjithashtu mëson që goja shërben për tu ushqyer, por edhe për të folur, prandaj kujdes prindër, gjyshër dhe edukatorë. Procesi i të ngrënës kërkon kohën e vet dhe të rriturit duhet tja japin këtë “kohë” fëmijës. Por duke e ushqyer fëmijën me forcë apo ku të munden, ata, të rriturit vetëm dëmtojnë, jo vetëm të ngrënën si proces por edhe të mësuarin. Procesi i të ngrënës kthehet në vuajtje dhe gati luftë ndërmjet fëmijës dhe të rriturit. E ngrëna duhet të zhvillohet në një vend të caktuar, psh karrigiatavolinë për fëmijë, dhe në orë të caktuara. Mirë do të ishte që në orët e ushqimit, pranë fëmijës të ishte dhe i rrituri për ti mësuar etikën e të ngrënit. Fëmija mund të merret në tavolinë rreth moshës gjashtë muaj. Nëna mund ti japë pak ushqim nga pjata e saj dhe kështu fillimi i ushquimeve të reja bëhet më i thjeshtë. Prindër, ju vetë nuk respektoni regullat e ushqyerjes, madje i prishni me indiferencën më të madhe dhe pretendoni prej fëmijëve, që të jenë ngrënës të mirë.

Edhe një gjë prindër, mos u fiksoni vetëm te e ngrëna, ky fiksim pengon punën e mundimshme të fëmijës për t’u rritur, për të mësuar si t’i bëjë e realizojë edhe ai vetë gjërat. Fëmija bën përpjekje gjigande për të mësuar, ndërsa ju me padurim dhe indiferencë as që i vini re, sepse jeni fokusuar vetë te e ngrëna dhe vetëm ankoheni se fëmija juaj nuk ha dhe nuk dalloni e vlerësoni asnjë arritje tjetër të ti. Mendoni vetëm “a hëngri” dhe kaq, ndërkohë, që fëmija ka kaq shumë nevojë për fjalën, konfirmimin dhe mbështetjen tuaj, që të mund të mësojë e të rritet edhe ai.

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *