“Bashkëshortes i kanë vënë GPS në makinë, eksperti i IT rrëqeth me fjalët: Kam marrë tre kërcënime me jetë, më thanë do gjesh kufomën e djalit nëse…

“Vazhdo jepi gojës, dhe do gjesh kufomën e djalit tënd”-ishte mesazhi kërcënues që ka marrë eksperti i IT-së Gent Progni në platformën që ai vetë ka ngritur për personat që të mos kenë frikë nga kërcënimet.

Në një studio televizive i përlotur, eksperti tregoi se është kërcënuar për të tretën herë, madje edhe bashkëshortes i kanë vendosur një GPS në automjet.

“Unë kam tre vjet që flas për këtë gjë. Arsyeja pse denoncoj vjedhjen e parave në teknologji është për të ngritur zërin që teknologjia po bëhet çdo ditë me e rëndësishme, sidomos në vende si Shqipëria që nuk i japin rëndësi teknologjisë, por kur e kuptojnë bëhet e madhe… 80% e userave përdorin TikTok, të jep mundësinë ta përdorësh pa hapur llogari, pa pasur një adresë e-mail dhe numër telefoni. Përdorimi është i madh, marketingu është falas dhe shumë i thjesht. Nisi me paratë false, shitjen e drogës, udhëtimet me gomone në Angli, kaloi në sherre, prishje familjesh, komshitë shantazhonin njëri tjetrin për marrëdhëniet bashkëshortore.

Gjithmonë marrin një foto, është aq problematike sa vetëm në ekspertët e dimë sa problematike është. Unë marr qindra mesazhe qindra e-maile si të shpëtoj nga shantazhet në Tik Tok. Është e vështirë, por jo e pamundur. Shteti ynë nuk ka struktura dhe ligje të sakta. Jo më larg se tre ditë më parë, isha vetë pjesë e një denoncimi për kërcënim kibernetik. Hasa vështirësi dhe unë që jam ekspert në mënyrën si u trajtua situata ime në polic. Nëse to nuk vepron në kohë reale, është e pamundur të zbulosh kush fshihet pas asaj llogarie TikTok. Policia më tha që ne do bëjmë letrat, kismet të hënën ose të martën, unë i thash nëse nuk veproni tani nuk e kap dot më. Sidomos me networkun shqiptar, kompanitë nuk i kanë strukturat e duhura. Ky është kërcënimi i tretë, më është vendosur edhe një GPS në makinën e bashkëshortes”-deklaroi eksperti.

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *