Çfarë zbulon pëlcitja e buzëve?

Pëlcitja e buzëve mund të zbulojë shumëçka për gjendjen shëndetësore, posaçërisht nëse i kuroni rregullisht, kurse problemet nuk eliminohen.

Më së shpeshti buzët pëlcasin për shkak të erërave, ajrit të ftohtë, por edhe për shkak të pirjes joadekuate të ujit dhe shprehive të këqija të lëpirjes së buzëve. Mirëpo kjo mund të jetë edhe sinjal i ndonjë çrregullimi në organizëm, transmeton Telegrafi.

Mungesa e vitaminave të nevojshme
Mungesa e vitaminave B2 dhe B3 vërehet në buzë, gjuhë madje edhe në mishin e dhëmbëve. Nëse buzët ju janë shpesh të thata dhe ju pëlcasin, gjithsesi mendoni për marrje të suplementeve.

Pirja e pamjaftueshme e ujit
Njëri ndër simptomat e para të mungesës së ujit në trup është thatësia dhe pëlcitja e buzëve. Hulumtimet e deritashme kanë treguar që mungesa e ujit shton rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së mishit të dhëmbëve dhe grumbullimit të zmaltit dhe kariesit.

Alergjitë
Nëse keni vërejtur thatësinë dhe pëlcitjen e buzëve pas qitjes së karminit, balsamit apo shkëlqimit, është e mundshme që jeni alergjike në ndonjë substancë të përbërësve të produktit. Alergjitë ndaj atyre materieve shkaktojnë të kruarit në rajonin e buzëve, irritim dhe pëlcitje.

Reaksioni ndaj disa barnave
Barnat për hipotireozë dhe rregullim të shtypjes së gjakut shumë shpesh shkaktojnë pëlcitje të buzëve.

Marrje e tepruar e vitaminës A
Të tepruarit me vitaminën A mund të shkaktojë thatësi të buzëve, pëlcitje, lëvorisje dhe rrjedhje gjaku.

Inflamacion kronik
Nëse ekziston inflamacion kronik, apo inflamacion i qetë, në trup do të shfaqen ndryshime në këndet e buzëve, pëlcitje dhe tajitje e shtuar e pështymës.

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *