Gjinekologët paralajmërojnë; ja sa shpesh duhet të ndërroni dhe zëvendësoni të brendshmet

Të brendshmet janë një pjesë shumë intime e veshjes, por janë ato të cilat qëndrojnë më shumë në kontakt me trupin tonë dhe me pjesët më delikate të trupit siç janë organet gjenitale. Për këtë arsye, mjekët gjinekologë këshillojnë vazhdimisht mbi llojet e mbathjeve të cilat nuk duhet t’i mbani. Arsyeja është e qartë: mbledhin papastërti, të cilat mund të shndërrohen në infeksione të rrezikshme në lëkurë apo në organet intime. Ja si ta dalloni se mbathjet që keni blerë nuk duhet t’i vishni më:
Kur mbathjet mbajnë erë: Kjo tregon se materiali i tyre mund të jetë një sintetik jo i mirë që i mban papastërtitë në sipërfaqe, duke i vënë mikrobet në kontakt me lëkurën gjenitale.
Kur edhe pasi i lani, mbeten njolla të verdha: Nuk është faji i detergjentit,është faji i copës së mbathjeve tuaja. Ajo është aq jo-cilësore saqë jo vetëm i mbledh papastërtitë, por ato ngecin nëpër të dhe s’ka enzima që të mund t’i largojnë prej tyre.
Kur pasi i lani, shikoni një njollë çngjyrosjeje: Sekrecionet femërore përmbajnë aciditet dhe mbathjet cilësore janë prodhuar me material që të mos çngjyrosen nga mukoza gjenitale. Nëse mbathjet duken si të jenë të çngjyrosura me acid, duhet t’i zhdukni menjëherë.

Kur shihni se u ka dalë ngjyra: Një copë që i del ngjyra shpejt nuk duhet veshur as në bluzë, aq më pak të veshësh mbathje boja e të cilave është aq e keqe saqë mund të shkojë aty ku nuk duhet.
Kur zgjerohen dhe ju varen: Në këtë rast, hidhini menjëherë. Materiali i tyre nuk është bërë për t’ju mbrojtur! Duke mos ju mbuluar siç duhet, lejojnë hyrjen e mikrobeve.
Kur janë tepër të ngushta: Në këtë rast ju krijojnë irritime duke u fërkuar me lëkurën rreth organit dhe kofshëve. Këto irritime mund të shndërrohen në infeksione shumë të rrezikshme, pasi pjesa e skuqur/enjtur e lëkurës dobësohet duke humbur substancat që e mbrojnë.
I mbani pastër, por i keni prej kohësh: Nuk mund t’i mbani mbathjet më shumë se 1 vit e gjysmë. Kujdesuni të blini mbathje të reja herë pas here dhe hidhini ato që keni shumë kohë që i përdorni.

Janë të bukura, por nuk e kryejnë funksionin:Flasim për ato dantellat e bukura, të kuqe, me lule, gurë etj etj. Të themi atë që është, ato nuk duhen hedhur sepse janë shumë seksi, por nuk janë bërë për t’i mbajtur 12 orë veshur nëpër rrugët e Tiranës plot tym, pluhur dhe mbeturina që shpërbëhen në ajër.

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *