Thirrjet e saj për ndihmë u ndërprenë nga të shtënat, gjendet e vdekur 6-vjeçarja

Një vajzë 6-vjeçare, e cila u raportua e zhdukur në Gaza muajin e kaluar, është gjetur e vdekur së bashku me disa nga të afërmit e saj dhe 2 mjekë që u përpoqën që ta shpëtonin. E vogla, Hind Rajab po largohej nga qyteti me tezen, xhaxhain dhe 3 kushërinjtë e saj kur makina me të cilën po udhëtonin, duket se është përballur me tanket izraelite dhe për pasojë ka shpërthyer në flakë.

Referuar regjistrimeve audio nëpërmjet operatorëve dhe thirrjeve të urgjencës, duket se 6-vjeçarja ishte e vetmja e mbijetuar në makinë mes trupave të të afërmve të saj. Lutjet e saj për ndihmë përfunduan kur linja telefonike u ndërpre mes zhurmës së të shtënave.

Paramedikët nga Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe (PRSC) arritën të shtunën në zonën, e cila më parë ishte mbyllur si një zonë luftarake aktive. Ata gjetën në zonë makinën e shkatërruar, tek e cila dukeshin vrimat që kishin shkaktuar plumbat.

Një ndihmës mjek u tha gazetarëve se Hind ishte në mesin e gjashtë trupave të gjetur brenda makinës. Pak metra më tutje ishin mbetjet e një automjeti tjetër, i djegur plotësisht, ndërsa motori i tij ishte derdhur në tokë.

Sipas Gjysmëhënës së Kuqe, kjo ishte ambulanca e dërguar për të marrë të voglën pas thirrjeve të saj për ndihmë.

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *