Vrasja që tronditi Shqipërinë, Duma pyet për sjelljen e fëmijëve: U çudita kur i pashë të qeshur

Sonte në studion e Top Story, gazetarë, ekspertë dhe psikologë diskutuan për ngjarjen makabre që tronditi opinionin publik: tre fëmijë vrasin babanë dhe e groposin.
Në nisje të emisionit, moderatorja Grida Duma tha se më absurdja në këtë histori është reagimi i fëmijëve në gjykatë, të cilët shfaqen edhe të buzëqeshur mes tyre.

Duma tha se në këtë histori që ka shumë mistere dhe pikëpyetje, ‘ne po e humbim njohjen mbi shoqërinë dhe çfarë ndodh rreth nesh’.
“Fëmijët nuk janë tre, janë katër. Është një vajzë tjetër aty e martuar po aty në fshat, është shtatzënë, e cila ka marrë pjesë ne varrimin e të arit. E ëma nuk ka marrë pjesë në varrimin e bashkëshortit, i cili u gjet në gropë në oborrin e shtëpisë. Nëse filtron reagimet e njerëzve, si ka mundësi që tre fëmijët, shfaqen të qetë, ndonjë moment ka edhe buzëqeshje mes tyre.

Si ka mundësi që edhe në sallën e gjyqit janë krejtësisht rehat me njëri-tjetrin dhe përpiqen të mohojnë gjithçka tjetër, përveçse skenarit që kanë dakordësuar. Unë nuk do zgjatem të bëj komente në këtë ngjarje të rëndë, edhe ata që janë gazetarë të kronikës apo ekspertë të kriminalistikës e kanë të vështirë të japin një analizë përfundimtare. Ka shumë të pathëna dhe pikëpyetje, por ne po e humbim njohjen mbi shoqërinë dhe çfarë ndodh rreth nesh.

Jemi një shoqëri tradicionale që arrin të fsheh gjëra kaq antivlerë tradicionale. Kjo që ju them është arsyeja themelore pse një prime-time politike merret me këtë hulumtim nuk është dëgjuar ndonjëherë që fëmijët të angazhohen për ta vrarë, për ta shpallur në kërkim, varrosur dhe për të pasur qetësinë për të shkuar në universitet dy ditë pas vrasjes etj, etj”-tha Duma në nisje të emisionit.

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *