Çfarë duhet të konsumoni nqs keni thonj të dobët dhe rënie flokësh

Pagjumësi, thonj që thyhen lehtë dhe rënie flokësh ? Nuk keni përse të merrni tonelata me ilaçe sa herë që vini re probleme të tilla.Gjithçka që ju duhet është të ushqeheni shëndetshëm, të kryeni aktivitet fizik dhe të bëni një jetese normale. Me poshtë do gjeni disa receta për lëngje të shijshme dhe të shëndetshme njëkohësisht. Këto lëngje janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe mund t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi.

Spinaq, banane dhe limon: Një racion i vogël me spinaq është i mjaftueshëm për të marrë vitaminat dhe lëndët ushqyese që ju duhen gjatë ditës. Përzieni bashkë 350 ml ujë, 3 banane, pak spinaq dhe lëng nga gjysmë limoni dhe i shtrydhni në blender deri sa të bëhet e lëngshme.

Selino, spinaq, limon dhe banane: Selinoja nuk djeg vetëm kalori, është e pasur edhe në vitamina dhe lëndë ushqyese. Përzieni bashkë në blender 2 degë selino, një gotë me gjethe spinaqi, një gotë ujë, lëngun e gjysmë limoni dhe një banane dhe më pas pijeni.

Karotë, panxhar, selino, kastravec, mollë, majdanoz dhe xhenxhefil: Përgatisni për këtë lëng të shijshëm, të pasur me vitamina dhe minerale të ndryshme. Merrni 1 karotë, pak panxhar, 1 degë selino, 1 kastravec, 2 mollë, pak majdanoz, pak xhenxhefil dhe i përzieni bashkë në blender. Kjo recetë është si e shijshme ashtu edhe e shëndetshme.

Spinaq, banane, mollë dhe banane: Banania dhe spinaqi janë një dyshe shumë e shëndetshme. Bananet mund të përmirësojnë humorin, largojnë lodhjen dhe rrisin energjinë. Merrni 1 gotë me gjethe të freskëta spinaqi, 2 banane, 1 mollë, 1 gotë ujë dhe lëngun nga gjysma e limonit dhe i përzieni të gjitha bashkë në blender.

Bajame, majdanoz, mjaltë, xhenxhefil dhe rrush të thatë: Nëse ndiheni të lodhur, keni thonj të brishtë dhe ju bien flokët, kjo recetë mund t’ju vijë në ndihmë. Përzieni fillimisht bajamet dhe gjethe të thara majdanozi në një blender. Më pas shtoni mjaltin natyral, frutat e thata dhe xhenxhefilin copëtuar. I përzieni gjitha bashkë dhe e konsumoni përzierjen 2 ose 3 herë në javë./Bright Side

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *