Dëshmia që mund të zbardhë vrasjen e Liridona Ademajt? Gazetari zbardh prapaskenat e bujshme

Gazetari Enrik Mehmetaj i ftuar në emisionin “Breaking” rrëfeu dëshminë e një efektivi të forcave speciale amerikane të cilit Naim Murseli i kishte kërkuar borxh një shumë prej 19 mijë eurosh.

Mehmetaj tha se Murseli ishte në gjendje të dëshpëruar për shkak të nevojës për para pasi kishte shumë borxhe dhe ishte përpjekur të gjente zgjidhje tek efektivi Donnie Lowery të cilin e kishte takuar vetëm një herë në dasmën e vajzës së Donald Trump.

“Ishte një dëshmi interesante të cilën duhet ta marrë parasysh edhe policia. Naimi ishte një njeri shumë i dëshpëruar për shkak të borxheve të shumta që kishte marrë në njerëz të ndryshëm. Nuk donte të binte në sy për këtë lloj shume. Ishte një shumë prej 19 mijë eurosh. Duke qenë se ai e kishte njohur 2 vite më parë në dasmën e vajzës së Donald Trump. Pas kësaj njohje ishin takuar vetëm njëherë. Disa ditë para vrasjes kanë shkëmbyer disa mesazhe, nuk i ka rrfyer kurrë për arsyen pse i duhej kjo shumë. Kjo e kishte çuditur efektivin se ku e gjeti ai koefidencën për t’i kërkuar këtë shumë monetare”– tha Mehmetaj.

Më tej gazetari tha se një prej pistave që policia e Kosovës po heton lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt është dyshimi se Naim Murseli mund ta ketë porositur vrasjen e saj për shkak të shumës së madhe që përfitonte nga kompania e siguracionit të jetës në Suedi.

“Efektivi është shprehur i gatshëm të vijë ta japë këtë dëshmi. Në mesazhet që Naimi i ka dërguar, duket qartë një person i dëshpëruar që kërkon një shumë monetare. Dy rrugë janë ose i ka konsumuar të gjitha kërkesat, sepse sipas informacioneve të mia, kishte marrë shuma parash edhe tek njerëz të tjerë.

Nxitimi i tij e shtyn që të donte të realizonte në atë kohë, ndoshta sipas burimeve, fakti që ka pasur një siguracion tepër të lartë jete për viktimën, kjo është një ndër pistat kryesore që po hetohet. Pra që paratë të jenë ato që kanë çuar drejt këtij krimi tejet mizor”– theksoi gazetari.

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *