E hedhim se nuk ia njohim vlerën. Ja cfare vlerash ka hirra

Hirra është produkti magjik i cili krijohet gjatë prodhimit të djathit dhe kosit, dhe në të mbeten përbërësit më të mirë dhe më të vlefshëm të qumështit: 16 lloje proteinash, tetë minerale, vitamina kryesisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme. Ajo ka një efekt të pakrahasueshëm në sistemin gastrik.

Studime të ndryshme kanë treguar se përbërësit e nxjerrë nga hirra, sidomos proteinat e hirrës, kanë veti mikrobiale dhe anti-virale, forcojnë sistemin imunitar, mund të mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe rrisin performancën e aktivitetit fizik.

Për të marrë vlerat më të mira nga kjo pije, ekspertët këshillojnë që të pini maksimalisht gjysmë deri në një litër hirrë në ditë. Nëse doni të merrni efektin maksimal të hirrës këshillohet të përdorni hirrën e qumështit të dhisë.

Ja disa nga përfitimet në shëndet:

–Largon helmet nga mëlçia: Kjo pije ka në përmbajtje beta-laktogobulinë e cila furnizon organizmin me amino-thartirat BCAA, të cilat ndihmojnë te sëmundjet e avancuara të mëlçisë.

–Pastron veshkat: Hirra këshillohet të përdoret te pacientët që vuajnë nga gurët në veshka, sepse përveç pastrimit mund të bëjë edhe shkrirjen e tyre.

–Tonifikon muskujt dhe ka efekt dobësues: Për të gjithë ata që janë të apasionuar dhe të dashuruar pas sportit, këshillohet që në vend të kokrrave energjike që marrin, mund të përdorin hirrë, pasi proteinat e shumta që ajo përmban i japin energji muskujve dhe gjithë trupit.

–Rregullon yndyrën e tepërt në gjak: Hirra u rekomandohet njerëzve të cilët kanë probleme me yndyrën e tepërt në gjak. Efektet do t’i shihni që në javët e para të përdorimit.

–Forcon kockat dhe pengon osteoporozën: Hirra nuk ka yndyrën që ka qumështi dhe është zëvendësues i mirë i tij për sa i përket vlerave ushqimore. Ajo ndihmon edhe në periudhën e prekjes së femrave nga osteoporoza pasi furnizon kockat me ushqim.

–Largon stresin: Hirra nxit prodhimin e serotoninës, hormoni i lumturisë, duke sjellë kështu reduktimin e stresit./Burimi ”SHËNDETI”

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *