Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë.
Në pallatin “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar, duke parë ndeshje basketbolli, ka pësuar atak kardiak dhe është rrëzuar në fushë.
Për pasojë, adoleshenti ka ndërruar jetë pasi është transportuar në spital.
Njoftimi i policisë:
Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.
Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.