E TMERRSHME/ I ati nuk do t’i linte shtëpinë, 60-vjeçari erdhi nga Greqia dhe ekzekutoi trashëgimtarin

Emiljan Pine u ekzekutua teksa po tentonte të hapte një derë. Kthen kokën në errësirën e natës dhe në rrugë, nën një dritë të zbehtë rruge, i shfaqet djali i të moshuarit që ai mbante në shtëpi.
Ilo Lluka fut dorën në xhep dhe prej aty nxjerrë një pistoletë duke qëlluar mbi të 4 herë. Emiljani bie në tokë, ndërkohë autori largohet pak dhe një tjetër plumb e ruan për vete! Kjo është pamja e tmerrshme që erdhi mbrëmë nga Korça, marrë nga një kamera aty pranë, ndërsa motivi i ngjarjes është trashëgimia e një apartamenti.

Babai i ekzekutorit, Andrea, 85 vjeç, shtëpinë në të cilën kishte jetuar i vetëm, ia kishte lënë pikërisht trashëgimi Emiljanit, nëna e të cilit kujdesej për të moshuarin prej shumë kohësh. Por me sa duket Ilo, kur e ka dëgjuar për këtë fakt nuk ka qenë dakord dhe disa herë është konfliktuar edhe me të atin, por mbrëmjen e së mërkurës ai ka vendosur të vrasë djalin që do të trashëgonte shtëpinë e tij, duke e përgjakur qytetin e Korçës.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë me dy viktima në qytetin e Korçës, sipas policisë ka si shkak vendimin e të moshuarit Andrea Lluka për t‘i lënë apartamentin djalit të gruas që prej katër vitesh e mbante. Autori u kthye nga Greqia duke refuzuar heqjen dorë nga trashëgimia, e për pasojë shkaktoi edhe tragjedinë me dy të vdekur. Sipas policisë, 60-vjeçari Ilo Lluka qëlloi katër herë me pistoletë ndaj Emiljan Pines në lagjen 18 duke e plagosur rëndë e më pas 37-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Pas krimit, autori kreu vetëvrasje. Burimet nga grupi hetimor shprehen se babai i 60-vjeçarit dëshironte që pronën dhe shumën financiare t’ia linte Pines, kjo pasi prej 4 vitesh nëna e tij i shërbente pasi ai ishte në pamundësi fizike. Madje, edhe fqinjët e konfirmojnë këtë fakt. Ilo Lluka ishte emigrant, jetonte në Greqi dhe pasi mori njoftimin për vendimin e marrë prej babait, u kthye në vendlindje ku dhe kreu krimin.
“Isha në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Dëgjova krisma, dola jashtë dhe i pashë të dy të shtrirë në rrugë. I njihja të dy personat. Emiljani ishte djalë i shkëlqyer. Nëna e Emiljanit e mbante në shtëpi babanë e Ilos prej disa vitesh dhe kujdesej për të, që kur ishte edhe i shoqi gjallë”, – tha njëri prej tyre.

“Dëgjova krisma mbrëmë. I thashë gruas mos janë fishekzjarrë dhe nuk dola në moment. Kur dola për të mbyllur derën, pashë çfarë kishte ndodhur. Nuk njihja asnjërin prej tyre”, – ka deklaruar një banor tjetër afër vendit të ngjarjes.

Ndërkohë mësohet se që babai i autorit të ngjarjes bashkëjetonte me familjen e Emiljanit prej 4 vjetësh. Nëna e Emiljanit kujdesej për shkak të pamundësive të tij fizike dhe moshës. Sipas banorëve, babai i Emiljanit kishte 1 vit që kishte ndërruar jetë dhe ata e vazhdonin bashkëjetesën, ku ajo kujdesej për të.

Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se pista kryesore e hetimeve mbetet trashëgimia e një apartamenti në pronësi të babait të autorit të ngjarjes, i cili donte t’ia linte si trashëgimi djalit të kujdestares. 60-vjeçari Lluka njihet si përdorues i pijeve alkoolike ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore ende nuk e ka konfirmuar nëse ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur kreu krimin apo jo!

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *