Enigma e vrasjes së Liridona Murselit/ Gazetari i njohur zbardh detaje të reja: Naimi i kërkonte lekë borxh…

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i 30-vjeçares Liridona Ademaj tre muaj më parë në fshatin Bërrnicë të Prishtinës, ku i akuzuari kryesor mbetet bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Gazetari Enrik Mehmeti në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ka bërë të ditur se ka mundur të sigurojë një intervistë me një efektiv të Forcave Speciale amerikane, rezident edhe në Prishtinë, të cilit Naim Murseli i ka kërkuar një shumë të përafërt parash, me atë që i ofroi ekzekutorit të gruas së tij.

Sipas tij, ky detaj mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjes.

“Efektivi amerikan Donnie Lowery më ka rrëfyer sesi u njoh me Naim Murselin dhe sesi ky i fundit pak ditë para vrasjes së Liridona Ademajt i ka kërkuar një shumë të madhe parash, e cila është e përafërt me shumën që Murseli dyshohet se pagoi Granit Plavën për vrasjen e së shoqes.

Ky është një detaj i cili mund të jetë në ndryshim të rrjedhës së hetimeve.

Ngjarja po duket se është zbardhur, kjo dëshmi që kam arritur të marrë nga efektivi amerikan dhe ai ka deklaruar se Naimi i ka kërkuar një shumë të tillë dhe ai kishte shprehur habi, se si kishte aq konfidencë ai sa të kërkonte para atij. Ata ishin njohur me efektivin në dasmën e vajzës së Trump ku ka qenë së bashku me Pacollin, dhe se ai e kishte gruan nga Kosova dhe i ka shprehur faktin se në Prishtinë po blinte banesë.

Nga mesazhet duket se Naimi duket i dëshpëruar dhe duket se i janë konsumuar burimet, teksa i ka kërkuar edhe efektivit amerikan, sipas tij ose është i dëshpëruar ose nuk donte gjurmë brenda Kosovës. Se edhe mesazhet ai qe i ka dërguar aty i përmend një emër tjetër, nuk thotë mi dërgo mua paratë, nuk e linte emrin e tij.

Sipas intervistës që i kam marrë efektivit policor, ai është i gatshëm të dëshmojë në Prokurorinë e Prishtinës”.

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *