Fëmijët po flasin vonë/ Specialistët: Mungon komunikimi, para ekranit dhe telefonit

Vendosja e fëmijëve para ekranit të telefonit, kompjuterit apo televizorit me shpresën për ti qetësuar po dëmton aftësinë e tyre për të folur apo ndërvepruar në mjedisin që i rrethon.

Psikologë e logopedë në Shqipëri ngrenë shqetësimin për shtimin e fëmijëve që po flasin vonë.

“Janë shtuar shumë rastet me elementë autik dhe një ndër shkaqet kryesore të tyre janë ekranet. Po mungon komunikimi konkret i fëmijës, komunikimi sy më sy, vihen re fëmijë që nuk të vështrojnë në sy, nuk të vënë veshin. “

“Asnjë diagnozë, asnjë simptomë po themi neurozhvillimore, por flasin vonë, nuk është pa gjë dhe nuk është rastësore. Fëmija që qëndorn para një ekrani merr një komunikim shumë robotik, shumë jo real, shumë pa stimul, mëson të jetë i “vetëkomunikushëm” që do të thotë, e merr informacionin, stimulin, ngjyrën vizuale nga një video yt që objektivisht është shumë interesante dhe kjo bën që fëmija të mos ketë nevojën të ndërverpojë, të flasë.”

Shtimi i ekspozimit ndaj teknologjisë po zbeh komunikimin mes prindërve dhe fëmijëve.

Çdo minutë qëndrimi i të vegjëlve para ekranit sipas një studimi të fundit të specialistëve amerikan të zhvillimit tek moshat nga 1 në 3 vjeç shoqërohet me rreth shtatë fjalë të thëna më pak nga të rriturit dhe pesë nga fëmijët.

Reduktim të ndjeshëm të dialogut vunë re në moshën 36 muaj.

“Në moshën 1 vjeçare thotë fjalën e parë, në moshën 2 vjeçare thotë fjalinë e parë me dy pjesë dhe në moshën tre vjeçare fjali më të gjata me katër, pesë fjalë. Pra një fëmijë që në moshën 1 vjeçare nuk thotë asnjë fjalë, në moshën 2 vjeçare asnjë fjali duhet të bëhet menjëherë objekt i një vlërësimi psikologjik- logopedik.”

“Idealja është që pesë vitet e para të jetës për zhvillimin neurologjik të sistemit nervor, fizik dhe psikologjik të mos ketë ekspozim, po kjo është shumë ideale dhe mbetet utopike, të paktën dy vitet e para fëmija nuk duhet të ekspozohet ndërkohë që kjo nis gjithmonë e më herët.”

Vonesave në artikulim për shkak të kohës së kaluar para ekraneve specialistët iu shtojnë dhe mungesën e vëmëndjes e shpërqëndrimin gjithnjë e më të madh nga fëmijët./abcnews.al

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *