“I thash çohu në këmbë dhe e qëllova katër herë në sy të motrës”/ Dëshmia tronditëse e 25-vjeçarit që vrau babain: Ishte bërë i padurueshëm! E zhveshëm dhe e mbështollëm me plastmas…

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në fshatin Shën Vlash të Durrësit, ku 50-vjeçari Pëllumb Meta u qëllua për vdekje nga djali tij Hysen Meta.

 

Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e 25-vjeçarit, i cili ka deklaruar para hetuesve se viktima ishte bërë i padurueshëm dhe gjithçka në familje bëhet si vendoste ai dhe e kishin të vështirë që ta kundërshtonin.

Më tej ai deklaron se në momentin e krimit, i ati ishte i ulur në divan, dhe ai i ka kërkuar që të çohet në këmbë dhe e ka qëlluar me 4 plumba në sy të së motrës, Hygertës.

Pas krimit, ai deklaron se e kanë marrë trupin e të atit, e kanë mbështjellë me plastmas dhe e kanë groposur në kasollën ku mbanin bagëtitë.

Dëshmia e Hysen Metës:

Planin për vrasjen e babait e bëmë së bashku me motrën sepse ai ishte bërë i padurueshëm në familje. Për gjithçka në familje duhej të vendoste ai dhe të bëhej si thoshte ai. Ishte e pamundur që ta kundërshtoje. E fundit ishte vendimi për të fejuar motrën me një person që nuk e kishim idenë se kush ishte në kundërshtim me dëshirën e saj.

Në këto kushte vendosëm ta vrisnim e të zhduknim gjurmët. Vendosëm ta vrisnim me pistoletën e tij. Kështu që në mëngjes bëmë planin për ta vrarë.

Pasdite babai ishte shtrirë në divan dhe po pushonte. Në dhomë me mua ishte edhe motra. I thashë babait çohu. Ai u çua në këmbë dhe pastaj unë e qëllova 4 herë me pistoletë.

Më pas u morëm me zhdukjen e gjurmëve. E zhveshëm dhe e mbështollëm me plasmas. E transportuam te kasollja dhe aty e varrosëm.

Më vonë larguam dhe makinën. Shkuam me dy makina në sektorin Rinia. Unë me makinën e babait kurse vëllai me një makinë tjetër që ja morëm një shokut tonë të cilit i thamë se na duhej për nja një orë makina e tij.E lamë makinën e babait atje dhe u kthyem me makinën e shokut që e ngiste vëllai im.

Pastaj me datën 13 unë u paraqita në polici dhe denoncova largimin e babait nga shtëpia./Shqiptarja.com

 

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *