Infarkti i miokardit po prek edhe të rinjtë në Shqipëri, mjekët tregojnë arsyet

Infarkti i miokardit ka ardhur në rritje tek të rinjtë në Shqipëri. Sipas mjekëve, ka një shtim të incidencës tek grupmosha 40 vjeç, por nuk mungojnë edhe rastet tek më të rinjtë.

“Ankesat kardiake për hir të së vërtetës vitet e fundit kanë ardhur në rritje në popullsi dhe ajo që vëmë re më së fundmi sidomos 2-3 vitet e fundit, shikojmë që moshat e reja kanë një simptomatologji të shtuar sidomos për shqetësimet e zemrës. Infarkti i miokardit, nëse vite më parë në moshat rreth të 40-ve ishte një ngjarje shumë e rrallë, kemi një shtim të incidencës së kësaj ngjarje akute kardiake në popullsinë e re rreth të 40-ve. Kemi raste edhe nën 40 vjeç”, thotë kardiologia Manjola Lika.

Bluzat e bardha rendisin një sërë faktorësh që kanë ndikuar në rritjen e ngjarjeve akute kardiake, duke përfshirë edhe komplikacionet që vetë Covid shkaktoi në disa pacientë.

“Shpesh herë individët të cilët zhvillojnë një ngjarje akute kardiake janë individë të cilët në përditshmërinë e tyre janë shumë të ngarkuar dhe që kanë neglizhuar faktorët e rrezikut kardiak siç janë vlerat e larta të presionit arterial, monitorimi i diabetit, yndyrnave në gjak dhe shpesh herë janë individë që janë abuzues të alkoolit, të substancave narkotike, çdo dite kemi dy ratse të reja”.

Edhe raportet e ISHP tregojnë se sëmundjet e zemrës, shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri, janë rritur me 30 % vitet e fundit, krahasuar me vitin 2010. Në Shqipëri rezultojnë rreth mbi 88 mijë persona me sëmundje të zemrës, e prej tyre 37 mijë kanë sëmundje ishemike të zemrës.

Ndërsa në total në grupin e sëmundjeve të tjera të qarkullimit të gjakut janë mbi 290 mijë persona.

Tv Klan

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *