Beben e porsalindur vendosi ta mbështjellë me një qese mbeturinash dhe ta hedhë në lum. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fshatin Tapizë të Krujës dhe policia ka arrestuar 42-vjeçaren nënë e 5 fëmijëve.
Ndërsa hetimet nuk kanë dhënë versionin zyrtar të shkaqeve të krimit të rëndë, ekspertët e shëndetit mendor listojnë një sërë faktorësh që e çojnë një nënë të ndërmarrë një akt të tillë ekstrem.
Një tjetër faktor që mund të detyrojë një nënë të vrasë fëmijën e saj është dhe ai socio-ekonomik.
Ende është tabu të kërkohet ndihma te mjeku psikiatër gjatë periudhës së lehonisë.
Rasti i ndodhur në Krujë dhe që ka tronditur opinionin publik, nuk është rast I izoluar.
Edhe në vitin që lamë pas në Shkodër nëna hodhi në lumin Kir foshnjën 1 javëshe, ndërsa në nëntor një nënë e lind fëmijën në bodrumin e një pallati në Yzberisht dhe më pas e braktis.