Nga humbja e shikimit, tek… Si ndikon tensioni i lartë i gjakut në shëndetin e syve?

Hipertensioni, termi mjekësor për presionin e lartë të gjakut, mund të ndikojë në shëndetin tuaj në shumë mënyra.

 

Nëse ju ndodh të zgjoheni me sy të përgjakur, mund të pyesni veten nëse presioni i lartë i gjakut mund të jetë apo jo shkaku.

Ju njohim më poshtë me lidhjen që ekziston midis skuqjes së syve dhe tensionit të lartë të gjakut.

Pse ndodh skuqja e syve?

Hemorragjia subkonjuktivale do të thotë prani e gjakut në pjesën e bardhë të syrit.

Pjesa e bardhë, e quajtur konjuktiva, ka enë të vogla gjaku që mund të çahen dhe rezultati është skuqja e syve.

Zubair Ansari, një okulist dhe asistent profesor në Institutin e Syve Bascom Palmer në Miami, thotë se një hemorragji subkonjuktivale ka më shumë gjasa të ndodhë tek njerëzit që kanë presion të lartë të gjakut ose që përdorin hollues gjaku.

Ajo nuk shkakton humbje të përhershme të shikimit dhe shpesh largohet vetë pa pasur nevojë për trajtim.

Megjithatë hemorragjia subkonjuktivale mund të ndodhë edhe për shkak të fërkimit të syrit, nga një teshtitje ose kollë e fortë, një infeksion në sy, alergjia etj

Presioni i lartë i gjakut dhe përgjakja e syve

Presioni i lartë i gjakut mund të ketë një efekt negativ në shëndetin e syve tuaj në mënyra të ndryshme duke filluar nga hemorragjia nënkonjuktivale.

Por presioni i lartë i gjakut mund të çojë edhe në humbje të shikimit duke prekur enët e gjakut në retinë, zonën në pjesën e pasme të syrit që mbledh dritën.

Problemet e syve që mund të shkaktohen nga presioni i lartë i gjakut, sipas ekspertëve përfshijnë:

Retinopatia hipertensive, e cila është dëmtim i enëve të gjakut që shkakton paqartësi në shikim.

Koroidopatia, e cila është një grumbullim i lëngjeve nën retinë që mund të ndikojë në shikimin tuaj.

Neuropatia optike, e cila është një bllokim i rrjedhës së gjakut që mund të çojë në humbje të shikimit.

Çelësi për të shmangur këto probleme është mbajtja e një presioni të shëndetshëm gjaku.

Ju duhet të shihni patjetër një mjek okulist nëse keni dhimbje ose humbje të shikimit./AgroWeb.org

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *