Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë. Një gjyqtare e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka hedhur vjehrrën nga ballkoni i pallatit në katin e 5-të
Lajmi tronditës është bërë me dije nga avokati Arben Llangozi, i cili përmes një postim-denoncimi në Facebook ka treguar dje rastin e rëndë. Sipas avokatit, ditën që ka ndodhur ngjarja gjyqtarja ka qenë në shtëpi vetëm me vjehrrën.
Për të mos lënë shenja gishtash gjyqtarja ka përdorur batanijen me të cilën vjehrra ishte mbuluar, për të ekzekutuar veprimin e rëndë. Por ajo që shqetëson avokatin përpos ngjarjes tronditëse, është se përse policia nuk e ka arrestuar ende gjyqtaren