Shuhen shpresat për armëpushim/ Izraeli nuk pranon të bisedojë me palën palestineze në Kajro

Një delegacion i organizatës së HAMAS-it ka mbërritur të dielën në Kajro, për bisedime me Izraelin për arritjen e një armëpushimi në Gaza dhe për shkëmbimin e pengjeve.

 

Mirëpo negociatat nuk janë finalizuar, sepse Izraeli refuzoi që të marrë pjesë. Vendimi është marrë, pas njoftimit të kreut të MOSAD-it nga kryeministri i Katarit, se Hamasi ka refuzuar kërkesën për të paraqitur listën me emrat e pengjeve që ende janë gjallë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Kjo kërkesë ishte shtruar që përpara nisjes së bisedimeve. Nëse palët do të kishin suksese në negociata, në Gaza do të kishte armëpushim së paku 48 orë dhe civilët do të merrnin më tepër ndihma.

Ndërmjetësuesit kanë thënë se duan që një marrëveshje të arrihet përpara se të nisë muaji i Ramazanit, më 10 mars. Ndërkaq, SHBA-të, pas ngjarjes së rëndë, ku mbi 110 njerëz janë vrarë teksa kërkonin ushqime dhe ujë, ka ushtruar më tepër presion që mes palëve të arrihet një marrëveshje paqeje.

Në lidhje me incidentin e rëndë, Hamasi tha se Izraeli ka sulmuar civilët, teksa ata po merrnin ushqime. Por, Tel Avivi ka mohuar akuzën. Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka deklaruar se numri i të vdekurve që nga fillimi i konfliktit ka kaluar mbi 30 mijë.

Ndërsa Izraeli është mosbesues ndaj shifrës, OKB ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka deklaruar numër të njëjtë të viktimave me organizatat e tjera ndërkombëtare, në konflikte të mëhershme, ndaj shifrat mund të jenë të besueshme.

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *