Të gjithë flasin për dashurinë e nënës, ama shumë pak flasin për sakrificat e babait

E keni vënë re edhe ju që i kushtohet një rëndësi e veçantë dashurisë së nënës, ndërkohë që pëmenden mërrallë dashuria dhe sakrificat që bën një baba për fëmijët e tij? Kjo është paksa e padrejtë dhe sigurisht duhet të ndryshojë, ndaj edhe këtë artikull ia kemi kushtuar pikërisht figurës së babait për fëmijët dhe për familjen. Babai është shtylla e një shtëpie. Pa bërë diferencime gjinore, pasi të dy prindërit kanë të drejta të barabarta në një familje, kur ne i referohemi një familjeje, realisht i referohemi mashkullit të saj. Ndoshta edhe sepse shoqëria jonë është maskiliste, por edhe sepse baballarët janë ata që sakrifikojnë ndonjëherë më tepër se nënat për fëmijët e tyre. Një baba kurrë nuk do ta lejonte që fëmijës së tij t’i mungonte diçka.

 

Duke qenë një figurë shpesh autoritare në familje, baballarët mundohen të jenë më të ngurtë. E shprehin më pak dashurinë, ndoshta me mendimin se kështu do të sigurojnë kontrollin e duhur të familjes. Është e vërtetë që ndjenjat të bëjnë të dukesh ndonjëherë më i dobët emocionalisht dhe kjo mund të jetë arsyeja e “mburojës” që ata krijojnë rreth vetes.

 

Me siguri edhe ti je rritur në një familje të tillë, ku yt atë mund të mos e ketë shprehur shumë dashurinë ndaj teje. Ama dije se të ka dashur dhe të do shumë. Mundohu ta kuptosh dhe t’i jesh mirënjohës/e për gjithë sakrificat që ka bërë në jetë, vetëm për të të mos munguar gjë. Dhe nëse ke diçka në dorë për ta bërë të lumtur, kurrë mos e mendo dy herë. Bëje. Koha kalon shpejt dhe mund të vijë një moment, kur do të pendohesh për çfarë nuk ke bërë. Ndaj, mundohu ta bësh babanë tënd të lumtur me aq mundësi sa të kesh.

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *