Tekat e mbretit të Anglisë/ Lidhëset e këpucëve i do të hekurosura, 6 lloje mjalti dhe djathin e do të ngrohtë

Charles mori zyrtarisht detyrën e Mbretit pas v de kjes së Mbretëreshës Elizabeth II, por burime nga Buckingham Palace bëjnë të ditur se ai është sjellë si monark gjatë gjithë jetës së tij.

Mbreti Charles III i drejtohet kombit ndërsa ai, Britania e Madhe mban zi | ALBDREAMS.NET

Siç raporton New York Post, stafi në Clarence House ku ai jetonte që nga viti 2003 së bashku me gruan, i referohej princit të atëhershëm dhe mbretit aktual si një “princ i përkëdhelur.”

Në fakt, në vitin 2015, në dokumentarin “Serving the Royals: Inside the Firm” që u transmetua në Amazon Prime, u zbuluan detaje për kërkesat e veçanta të mbretit aktual Charles.

Sipas Paul Burrell, i cili shërbeu si kupëmbajtësi për Mbretëreshën Elizabeth II ashtu edhe për Princeshën Diana, udhëzimet e Chalres për stafin varionin nga hekurosja e lidhëseve të këpucëve deri te pasta e dhëmbëve.

Burrell kishte përmendur në dokumentar, ndër të tjera, pse mbreti aktual i Britanisë kërkonte që “pizhamat e tij hekuroseshin çdo mëngjes, po ashtu edhe dantellat, priza e vaskës duhet të jetë në një pozicion të caktuar dhe temperatura e ujit duhet të jetë e vakët në vaskën gjysmë plot .”

Ai pohoi se mbreti Charles “i detyronte shërbyesit e tij të vendosnin pastë dhëmbësh në furçën e tij çdo mëngjes.”Rutina e mbretit Charles, megjithatë, nuk ndalet me kaq, ndërsa vazhdon mëngjesin duke shijuar bukë të bërë në shtëpi, një tas me fruta të freskëta dhe lëng natyral.

Një kuzhinier, i cili ishte anëtar i stafit mbretëror pohoi gjithashtu se “kudo që Princi Charles udhëtonte, ai merrte kutinë e tij të mëngjesit ku mbante 6 lloje të ndryshme mjalti dhe frutat e tij të thata.”

Charles gjithashtu thuhet se insiston që djathi dhe biskotat e tij të jenë në një temperaturë të caktuar në fund të vakteve të tij, duke i kërkuar stafit që të ketë një tabaka të veçantë për t’i mbajtur ato të ngrohta.

Më në fund, Charles thuhet se në të kaluarën ka dërguar një kamion me mobilje në shtëpitë e miqve ku do të qëndronte pasi dëshironte të merrte shtratin e tij, mobiljet dhe fotot me vete, me thashethemet madje deri aty sa të merrte nga tualeti edhe letra higjienike specifike.

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *