Tragjedi e Madhe/Raportohet për të paktën 4 të vdekur si pasojë e zjarrit, përfshirë dy të mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Tivar të Malit të Zi, ku të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një zjarri që ka përfshirë disa objekte, raporton Gazeta Sinjali.

Bazuar në informacionet e dhëna nga Policia, gjatë operacionit të shuarjes së zjarrit janë gjetur katër trupa të pajetë.

“Në orën 04:35, pjesëtarët e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit kanë njoftuar punonjësit e shërbimit në Departamentin e Sigurisë së Tivarit se ka rënë zjarr në kazermën e parafabrikuar nën Volujica, ku banon popullata rome. Zjarri ka përfshirë disa objekte. Në vendngjarje kanë mbërritur disa automjete të zjarrëfiksëve, ndërsa gjatë operacionit të shuarjes së zjarrit janë gjetur katër trupa të paidentifikuar”, ka njoftuar policia malazeze.

Siç raporton mediumi malazez Vijesti, mes viktimave është një vajzë 19-vjeçare, dy të mitur dhe një grua.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, i cili shpërtheu në orët e para të mëngjesit.

Prokurorja Mirjana Tankosiq Vuçiniq, e cila ka qenë në vendin e ngjarjes mëngjesin e sotëm, tha se jozyrtarisht supozohet se shkak i zjarrit ka qenë një shporet me dru.

“Së bashku me ekspertin e zjarrit dhe shpërthimit kam dalë në vendin e ngjarjes. Ne kemi qenë të shoqëruar edhe nga eksperti elektrik. Me atë rast kemi gjetur kazermë të djegur plotësisht dhe katër trupa të karbonizuar. Jozyrtarisht supozohet se shkak i zjarrit ka qenë një soba me dru Pas dhënies së konstatimit të ekspertit të opinionit për zjarre dhe shpërthime do të dihet shkaku i saktë”, tha ajo, përcjell Mediabiro.

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *