Një 54-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë teksa po shkonte për të punuar në vreshtin e tij në Pavullo, Itali.
Aleksandër Bala, pasi ishte kthyer nga puna, kishte marrë traktorin dhe ishte nisur për të punuar te vreshtat që kishte në pronësi jashtë qytetit të Pavullo. Por për të arritur atje atij i duhej të udhëtonte përgjatë një rruge shumë të pjerrët dhe këtu ndodhi aksidenti aksidenti tragjik. Traktori i tij rrëshqiti në një kthesë dhe u përmbys anash rrugës.
Familjarët kur panë që ai nuk po kthehej në shtëpi pavarësisht errësirës, dolën për ta kërkuar. Por kur shkuan në vendngjarje, gruaja, vajza 22-vjeçare dhe djali i tij 19-vjeçar u tronditën nga ajo që kishte ndodhur. Edhe pse policia, zjarrfikësit e ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarje, ata nuk mund të bënin gjë tjetër veçse konfirmonin vdekjen e tij.
Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga policia, ka mundësi që traktori të ketë rrëshqitur nga bari i thatë për shkak të thatësirës së ditëve të fundit. Por për momentin nuk mund të përjashtohet një sëmundje që mund të ketë shkaktuar aksidentin.
Aleksandër Bala ishte mjaft i njohur në zonë, përfaqësues i një kompanie të njohur ushqimesh dhe patatesh të skuqura, si dhe furnizonte lokalet. Miqtë e kujtojnë atë si një punëtorë dhe një njeri shumë të mirë, që bënte gjithçka për familjen e tij.