16 vjet shtet, Kosova feston sot pavarësinë

Republika e Kosovës feston sot 16-vjetorin e pavarësisë. Më 17 Shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli Kosovën shtet të pavarur sovran dhe demokratik. Ky përvjetor do të përcillet me shumë aktivitete institucionale. Krerët e shtetit do të bëjnë ngritjen e flamurit shtetëror në mëngjes, do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova e ai i veprimtarit Adem Demaçi dhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz. Ndërkohë, Kuvendi do të mblidhet në seancë solemne. Më vonë, krerët e shtetit do të mbajnë edhe pritjen shtetërore. Deri tani, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 117 vende. Shteti i fundit që ka njohur është Izraeli.

Programi i plotë i manifestimeve shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë:

Në orën 08:00, Qeveria e Kosovës do të mbajë Mbledhje Festive. Në orën 08:20, do të bëhet ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës.

Më pas do të bëhen nderime te Monumenti i të Pagjeturve, nga ora 08:30. Në 08:45, do të bëhen homazhe te varri i ish-Presidentit Dr.Ibrahim Rugova, e më pas te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Në 09:50, do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Do të bëhen edhe nderime te Monumenti “Heroinat”, te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë, si dhe te pllaka e fëmijëve të vrarë gjatë luftës, që ndodhet në oborrin e Kuvendit.

Ndërkohë, seanca solemne e Kuvendit do të mbahet me fillim nga ora 12:00. Nga ora 17:00, mbahet pritja shtetërore nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti.

Dy aktivitetet e fundit të kësaj dite janë Koncerti i Pavarësisë që do të mbahet në orën 18:00 në shesh, si dhe Koncerti solem i Filharmonisë së Kosovës.

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *