Humbi 60 kg për 9 muaj, flet i riu shqiptar: “Gjithçka nisi nga prindërit e mi. Dikur haja vetëm fast food dhe pizza”

Ylli Visoka është një sipërmarrës vetëm 28-vjeçar që është kthyer në burim frymëzimi për të gjithë pasi në vetëm 9 muaj, ai ka humbur plot 60 kg. Në një lidhje me Skype nga Kosova për “ABC e Mëngjesit”, Ylli foli për stilin e jetesës dikur, duke zbuluar se hante vetëm ushqime të shpejta si pica, fast-food dhe ëmbëlsira.

Ai tregoi se vendosi të ndryshojë jetën e tij, pasi nuk kishte rezultate në punë dhe shumë shpejt priste të bëhej baba.

“Në moshën 6-vjeçare mua më shtypu një veturë. Më tërhoqi zvarrë diku 30 metra. Ishte një fqinja ime që më shpëtoi dhe më dërgoi në spital. Me ndihmën e Zotit u shërova, por familja ime më vonë, ngaqë isha djali më i madh, shtoi përkujdesjen në mënyrë të tepruar dhe më jepnin vetëm çokollata e pije.

Në fillim nuk e kam pasur problem peshën sepse isha mësuar me të. Mëngjesin e filloja me kafe dhe ëmbëlsira, si torta, dhe nuk haja ushqim deri në orën 1 ose 2 të drekës. Mandej, haja ushqim të pakontrolluar, ushqime të shpejta, duke menduar që janë të mira. Edhe në darkë përdorja ushqime të shpejta si fast-food dhe pizza.

Energjia ishte shumë e ulët, nuk po ndihesha mirë. Performanca ime në punën që bëja prej më shumë se 10 vitesh, ra. Bëja dhe gabime në punë, nga kequshqyerja. Nuk isha i përqendruar sa duhej dhe lodhesha më shpejt se të tjerët.

Një ditë u takova me një shokun tim, trajner, të cilin e përshëndes shumë. Erdhi koha që unë të ndryshoj dhe mora një vendim. Fillova të bisedoj me të dhe të bëja pyetje si t’ia dilja mbanë. Duhet të usha për veten dhe fëmijën tim sepse për pak muaj, prisja të bëhesha baba”, -rrëfeu Ylli

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *