“Ishte e rëndë t’i thoje një nëne të ka vdekur djali”/ Najada Çomo kujton me lot lajmërimet e vdekjeve çdo mëngjes në pandemi

Mbase duket e largët koha e pandemisë, por jo për ata të cilëve ajo sëmundje u mori të afërmit e zemrës.

E ftuar sot në “S’e Luan Topi”, mjekja Najada Çomo kujton mes lotësh sesi e niste mëngjesin duke lajmëruar familjarët për vdekjet e të afërmve të tyre. Më e rëndë kujton Najada, ishte ku duhej të lajmërohej nëna për vdekjen e fëmijës.

“Ka qenë një nga momentet më të vështira. Ne kishim zgjedhur që informacionin për familjarët e vdekur ta jepnin në mëngjes herët jo natën. Puna ime fillonte me këtë proces, për të lajmëruar familjarët që nuk i njihja.

Ka qenë shumë e vështirë të marrësh dikë dhe t’i thuash. Marrja në telefon për t’i thënë ke humbur fëmijën ishte…(përlotet). Ka qenë një nga gjërat më të tmerrshme, shpesh ja mbyllja telefonin sepse po qaja vet. Shumë e rëndë por gjërat e vështira nuk të mbajnë, ose do rrije do qaje në dhomë ose do qanin bashkë si staf. Një doktoreshë kishte babanë e shtruar rëndë, njëra vëllanë rëndë dhe ishte e tmerrshme. Ishte rregull që nuk do i shërbeje prindit tënd se afeksionoheshe dhe mund të gaboje.

Kur tre nga doktoreshat, infermierët kanë humbur prindërit e tyre, mendoja se këta njerëz do dorëzoheshin. Ishin humbje të mëdha. Të humbësh prindin ku punon është e rëndë, ata u kthyen pas pak ditësh në punë. Nuk e lanë asnjëherë punën, prandaj e meritojnë mirënjohjen nga njerëzit dhe nga ana ime për punën që kanë bërë”-tregoi mes lotësh Najada Çomo.

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *