“Hygerta Meta mori përsipër vrasjen e babait të saj, për të shpëtuar vëllezërit nga dënimi i përjetshëm”, Beqiri zbulon detajet e bujshme: Nëse e ka bërë vajza krimin, mund të dënohet me …

Avokati Idajet Beqiri nëpërmjet një lidhje skype për një emision televiziv me gazetaren Odeta Dume foli për vrasjen e Pëllumb Metës nga 3 fëmijët e tij të cilët u lanë sot në burg.

Beqiri tha se mbetet për t’u zbuluar motivi i vërtetë i vrasjes, duke aluduar se konflikti për fejesën e detyruar të vajzës Hygerta Metaj, nuk është shkak për të shkuar në një ekstrem të tillë.

Sipas avokatit, Hygerta Meta e cila mori sot përsipër vrasjen e babait të saj duke thënë se e kishte kryer ajo krimin, mund ta ketë bërë një gjë të tillë edhe për të shpëtuar vëllezërit e saj sepse këta të fundit mund të dënoheshin me burgim të përjetshëm për një vepër të tillë.

“Nëse e kanë bërë në bashkëpunim, vëllezërve u jepet dënim i përjetshëm ndërsa vajzës jo sepse nuk e kemi ne dënimin e përjetshëm për vajzat dhe gratë. Kjo është një ndër arsyet pse mund ta marrë përsipër vajza krimin pasi dënimi për të mund të jetë më i lehtë. Mund të jetë edhe kjo një arsye pse vajza e ndërmerr këtë veprim për të shpëtuar vëllezërit e saj”- tha avokati.
Avokati tha se ka pasur mënyra të tjera nëpërmjet të cilëve mund të shmangej krimi i rëndë, nëse vërtet shkaku ka qenë fejesa me detyrim e 19 vjeçares.

“Sido të jetë, djemtë janë më të fuqishëm dhe e bëjnë zap babain. Nuk u bënte dot gjë se janë më të fuqishëm. Nuk është ky motivi. Ajo është familje vërtet shumë e dhunshme. Diçka tjetër ka, po të jetë kjo e fejesës nuk është shkak që t’i lehtësojë. Sepse kjo mund të pengohej, i thonin motrës të shkojë të jetojë në qytetin Studenti sepse edhe studionte apo në Itali të strehohej”- u shpreh Beqiri.

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *