Ekspertët mjekësorë këshillojnë se duhet pasur kujdes për artikujt të cilët i fusim në organizëm gjatë kohës së iftarit, por edhe gjatë syfyrit, përkatësisht ushqimit para fillimit të agjërimit
Kur është fjala për rëndësinë e agjërimit, ai pos kënaqësisë shpirtërore për besimtarët ka edhe përparësitë fiziologjike.
Njëri ndër benefitet themelore të agjërimit, është pushimi i organizmit dhe detoksimi i cili përgatit të gjitha organet dhe sistemet organike për periudhën e ardhshme.
Një hulumtim ka treguar që një ditë agjërimi mundëson eliminimin e toksinës e cila është grumbulluar gjatë 10 ditëve. Nëse këtë e shumëzojmë me 30 ditë, do të fitojmë 300 ditë dhe nëse shtojmë edhe gjashtë ditë të rekomanduara agjërimi në muajin seval, do të fitojmë llogarinë e cila thotë që agjërimi i tillë pastron organizmin nga toksina e grumbulluar gjatë gjithë vitit, transmeton Telegrafi.