Nga përplasja e dy makinave, dy persona kanë humbur jetën në vend, i treti ka ndërruar jetë në spital.
Një aksident i rëndë trafiku në rrugën kryesore Tivar – Ulqin ka ndodhur natën e së shtunës. Sipas informacioneve të para të portalit Primorsko, dy persona kanë vdekur në vend, ndërsa i treti në repartin e pritjes në Spitalin e Përgjithshëm të Tivarit. Në një aksident trafiku dy persona kanë mbetur të lënduar.
Nga Qendra Operative e Komunikimit të Drejtorisë së Policisë konfirmojnë se në këtë aksident trafiku kanë humbur jetën: D.M, (21) nga Ulqini, B.B. (20) nga Tivari dhe N.D. (18) nga Rozhaj”.