E dhimbshme: Vdes Beqir Krasniqi, njëri nga 13 të mbijetuarit e masakrës
Ka vdekur Beqir D. Krasniqit nga Pastaseli i Rahovecit, njëri nga 13 të mbijetuarit e pushkatimit në masakrën që kryen forcat serbe në këtë fshat me 31 mars të vitit 1999.
Lajmin e ka bërë të ditur historiani Shkodran Imeraj mëngjesin e së enjtes.
Në shkrimin e tij ndër të tjera thotë se “vdekja e Beqir D. Krasniqit është një humbje e madhe ngase dita ditës dëshmitë dhe dëshmitarët e krimeve të gjenocidit që kreu shteti serb në Kosovë me 1998-1999 po vdesin dhe bashkë me ta po vdes edhe një pjesë e historisë sonë”.
Njoftimi i plotë:
Jam i pikëlluar për vdekjen e Beqir D. Krasniqit nga Pastaseli i Rahovecit, njëri nga 13 të mbijetuarit e pushkatimit në masakrën që kryen forcat serbe në këtë fshat me 31 mars të vitit 1999.
z.Beqirin kam pasur rastin që të takoj gjatë hulumtimit dhe mbledhjes se materialeve për hartimin e studimit monografik për Masakrën e Pastaselit të 31 marsit të vitit 1999.
Dëshmia e tij ishte vërtete e tmerrshme për aktin e ndaljes nga pjesa tjetër e familjes që i brene forcat serbe, pastaj momenti i pushkatimi e deri tek largimi nga lugina e pushkatimit për të i mbijetuar plagëve që mori nga breshëria e plumbave.
Vdekja e Beqir D. Krasniqit është një humbje e madhe ngase dita ditës dëshmitë dhe dëshmitarët e krimeve të gjenocidit që kreu shteti serb në Kosovë me 1998-1999 po vdesin dhe bashkë me ta po vdes edhe një pjesë e historisë sonë.
Familjes Krasniqi, Afrimit dhe gjithë vëllezërve të tjerë ju shpreh ngushëllimet me të sinqerta.
Lutem për shpirtin e Beqir D. Krasniqi që Zoti ta shpërblej me Xhennet.