Ngjarje e rëndë në Gjirokastër. Gjendet në liqenin artificial të Vironit trupi i pajetë i një gruaje.
Trupi u pikas nga dy kalimtarë të rastit të cilët njoftuan policinë.
Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe forcat e PMNZSH të cilat bënë të mundur nxjerrjen në breg të kufomës.
Trupi i kufomës duket i padekompozuar çfarë i bën hetuesit të mendojnë se gruaja ka pak ditë që është mbytur në liqen. Nuk dihen shkaqet dhe rrethanat dhe as emri i saj.
Po punohet për identifikimin e gruas.