Shemsi Prençi, ish-drejtor i policisë tha në një studio televizive se dëshmitë e Hygerta Metës dhe vëllait të saj të madh Hysen Meta, janë të pabesueshme. Sipas tij ata që të dy kërkojnë të marrin përsipër vrasjen, por sipas tij asnjëri nga ata nuk e ka shkrepur armën.
Sipas Prençit autori është dikush tjetër. Ai tha se i vetmi person i cili do të kishte kryer krimin pa iu dridhur dora, për shkak të vuajtjeve të supozuara që mund të ketë kaluar, do të ishte nëna.