Një fotograf dasme ka nxitur debat në rrjet pasi u pyet nëse kishte arsye të drejtë për të fshirë të gjitha fotot e dasmës së një çifti të ri.
Orët e gjata në punë mund të jenë të lodhshme dhe të gjithë mund t’i marrë uria ose etja, dhe me sa duket i gjithë kaosi mund të ishte evituar nëse dikush do t’i ofronte fotografit një sanduiç apo një pije të shpejtë.
Megjithëse ai nuk ishte një fotograf profesionist, shoku i tij i kishte kërkuar favorin për të kursyer diçka me financat.
Kështu që ai pranoi për pagesën 300 dollarë të bënte fotot ditën e dasmës së çiftit.
Ai dhe ndihmesi i tiji fotografuan çdo zhvillim të ditës së veçantë, por kur dasmorët u ulën për të ngrënë, fotografit iu tha të mos ndalonte dhe nuk iu ofrua ushqim nga tavolina.
Ata thanë: “Nisëm punën rreth orës 11 dhe duhet të mbaronim në 7.30 pasdite. Ata u ulën për të ngrënë rreth orës 5 pasdite. Ushqimi u servir por më thanë se nuk duhet të ndaloja pasi duhet të isha fotografi i tyre, dhe në fakt nuk kishte vende as në tavolinë. Moti ishte gjithashtu shumë i nxehtë dhe i lodhshëm”.
I riu thotë se më pas disa herë i kërkoi dhëndrit t’i jepte një shishe ujë, por i kishin thënë se duhet të vazhdonte me fotot ose të ikte pa u paguar , dhe kjo duket se i vuri vulën çështjes për fotografin.
“Me vapën, urinë dhe mërzinë nga rrethanat, unë i thashë ‘a je i sigurtë për këtë që po thua?’ dhe ai tha po, kështu që i fshiva të gjitha fotot”, tha përdoruesi i panjohur i rrjetit Reddit për eksperiencën e tij.
Përdorues të tjerë kishin opinione të ndryshme për veprimin e fotografit.
Një prej tyre tha: “Ata po përfitonin prej teje, ky ishte shfrytëzim por ti ruajte dinjitetin tënd, ata nuk po silleshin si miqtë e tu, herë tjetër mos e shit veten kështu”.
Ndërsa të tjerë thonin se ai ishte treguar egoist duke dënuar nusen prej veprimeve të dhëndrit, duke i lënë pa kujtime të ditës së veçantë.
Të tjerë shprehnin keqardhje se e gjithë kjo mund të ishte evituar me një sanduiç me ton dhe një shishe limonatë.