Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Spitalin e Traumës. Policia e Tiranës njofton se një 47-vjeçar me iniciale M.H është hedhur nga kati i tretë i spitalit. Si pasojë e dëmtimeve të marra ai ka ndërruar jetë.
Uniformat blu thonë se ai ishte paraqitur për ndihmë mjekësore të shtunën rreth orës 12:00 pasi ishte vetëplagosur me thikë në Tepelenë.
“47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë”, njoftoi policia.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia që po heton për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Informacioni paraprak i policisë
Më datë 25.02.2024, rreth orës 05:30, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, shtetasi M. H., 47 vjeç, i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë.
Ky shtetas është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, më datë 24.02.2024, rreth orës 12:00, pasi është vetëplagosur me mjet prerës thikë, në Tepelenë.
47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al