Mënyra e duhur për t’u kujdesur për orikidetë

Orkidetë janë që prej disa dekadash lulet e preferuara për t’u vënë në shtëpi dhe arsyeja është padyshim pamja e tyre elegante dhe delikate. Por delikate nuk është vetëm pamja e orkideve,pasi këto lule kërkojnë gjithashtu nje kujdes të madh. Pra, nëse keni vendosur të blini orkide, është mirë të dini si të kujdeseni për to.

Orikedetë janë bimë me rrënjë ajrore dhe do ishte ideale që ato të vihen në vazo që varen në tavan. Ndryshe nga lulet e tjera, orkidetë kanë më shumë nevojë për sfungjer e copa druri sesa për dhe.

Si ujiten orkidetë
Orkidetë duhen mbajtur në ambiente të ngrohta, por pa i ekspozuar drejtpërdrejt në diell apo pranë burimeve të ngrohjes. Gjithashtu duhet ditur se orkidetë kanë nevojë për sasi të vogla uji, mundësisht të spërkatur rreth vazos. Është mirë që uji të ketë sa më pak klor, pra mundësisht të përdoret ujë i mbledhur nga shiu dhe të ujiten me pak ujë, por shpesh, deri 4 herë në javë. Nëse shihni se dheu është ende i njomë, mos e ujisni. Dy herë në vit mund të përdorni edhe pleh kimik të shkrirë në ujë.

Si të kujdesemi për lulëzimin e orkideve
Momenti më delikat i bimës së orkidesë është lulëzimi. Për të mundësuar një lulëzim sa më të gjatë, është mirë të fshihen çdo ditë gjethet me një leckë të lagur, në mënyrë që të mbahen larg parazitët, të cilët janë shumë të rrezikshëm për lulet.

Cilat janë shenjat negative gjatë kujdesit për orkidetë?
Për të ditur nëse jemi duke gabuar në kujdesin tonë ndaj orkideve, mjafton të njohim disa nga sinjalet negative. Në rast se dallojmë njolla mbi gjethet dhe lulet, kjo do të thotë se bima ndodhet në një ambient shumë të ftohtë dhe duhet zhvendosur në një ambient më të ngrohtë, ndërsa në rast se gjethet fillojnë të përdridhen dhe nuk dalin bisqe të reja, atëherë bima jonë nuk ka dritë të mjaftueshme. Në rast se gjethet zverdhen, kjo do të thotë që ka shumë dritë. Duke kuptuar shenjat e duhura dhe duke ndjekur këshillat e mësipërme, lulet tona do të rriten të shëndetshme dhe shumë shpejt do të jemi të detyruar t’u ndërrojmë vazon.

Related Posts

Pas vrasjes e mbështollën me letër alumini dhe e hodhën në pyll! Detaje nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Gjermani

Pesë muaj nga vrasja e të riut shqiptar, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani autoritetet kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetas turq,…

Nëna takon djalin 3-vjecar të zhdukur në Durrës. Balla thirrje për lirimin: Ka nevojë edhe për “gjyshërit”

  Nëna e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen”…

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën…

Vajza 6 vjecare shpeton familjen e saj pasi shtepia mori flake nga karikuesi i telefonit

Një nxënëse është cilësuar si hero, pasi vrapoi brenda shtëpisë së saj të djegur për të shpëtuar nënën, vëllain dhe motrën e saj pasi ata ishin duke…

Detaje të reja. Zbulohet se si bashkëshorti i mori jetën gruas së tij në Kosovë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se burri i ka marr jeten gruas se tij. Eshte zbuluar se ai e…

Konflikt fizik me shufra hekuri midis kushërinjve, dy të vënë në pranga, njëri transportohet me urgjencë drejt traumës

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes 4 kushërinjve në një lokal në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve policore ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *