Operimi në hapësira të vogla më nuk do të jetë problem, pasi këtë verë falë veturës palosëse kjo çështje do të zgjidhjet, kur do të mund të vozitet si veturë standarde dhe do të parkohet sikur një motoçikletë.
Në hapësirën e dedikuar për parkimin e një veture të zakonshme, CT-2 që është plotësisht elektrik, mund të ‘akomodojë’ katër sosh, transmeton Telegrafi.
CT-2 zvogëlohet kur i palosen gomat dhe pjesët anësore, por është interesant se madhësinë nuk e ndryshon kabina brenda të cilës qëndron shoferi dhe pasagjeri.
Vetura mund të arrijë shpejtësinë prej 80 kilometra në orë për pesë sekonda. Kjo veturë e prodhuar nga City Transformer me seli në Izrael, pritet të dalë në treg në korrik me një çmim prej 17.400 dollarë.