Një avion është detyruar të bëjë një ulje emergjente, pasi një pasagjer tentoi të vetëvritej.
Fluturimi EVA Air BR67 po udhëtonte nga Bangkok në Londër të premten kur u detyrua të bënte ulje emergjente.
Pasagjeri u gjet në tualet gjatë zbritjes së avionit. Mësohet se personi është ndihmuar nga stjuardesat dhe një mjek në bord.
Pasagjerit iu dha ndihma e parë dhe u dërgua me urgjencë në spital pasi avioni u ul në orën 19:30.