Prodhuesi i makinave elektrike Tesla bëri një porosi për byrekë me vlerë 16,000 dollarë në furre buke në Kaliforni.
I gjithë stafi u vu në punë duke i anuluar të gjitha porosit e tjera dhe duke dyfishuar produktet.
Por duket se puna e palodhshme e tyre nuk i ka interesuar kompanisë në pronësi të Elon Musk pasi ai e ka anuluar porosinë me 4000 byrekë vetëm disa orë para se të nisej.
“Fatkeqësisht duket sikur do të ndryshojmë planet dhe nuk do të kemi nevojë për këtë porosi. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj, e vlerësoj.”-shkruan kompania
Ky veprim i kompanisë ka shkaktuar trishtim dhe zhgënjim për pronaren e furrës e cila shprehet:
Kisha investuar kohë, burime dhe përpjekje bazuar në garancitë nga Tesla, vetëm për të bërë figurë sa më të mirë.