Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne Greqi ku një 46-vjeçar i ka prerë babait të tij 77-vjeçar, kokën dhe duart me sharrë elektrike.
Mediat greke raportojnë ka qenë vetë 46-vjeçari ai që ka raportuar krimin gjatë orëve të para të së djelës, ndërkohë që vrasja duket se ka ndodhur dy ditë më parë.
“Ejani sepse e vrava”, mësohet t’u ketë thënë ai autoriteteve policore.
Dyshimet janë se autori i ngjarjes së rëndë ka pasur probleme të shëndetit mendor, por se një gjë e tillë nuk është vërtetuar ende nga ekzaminimet mjekësore.
Pas raportimit të krimit, 46-vjeçari tentoi të vriste veten duke u vetëvarur, por u shpëtua nga oficerët e policisë.